Eagle Mobile sjell ofertën e fundvitit
TIRANE- Kompania telefonike Eagle Mobile prezanton ofertën më të fundit me rastin e festave të fundvitit. Të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të thyejnë rekorde të reja në thirrjet e tyre telefonike për të uruar sa më shumë të afërm dhe miq në festa. Në këtë prag-festash Eagle Mobile ka menduar të lehtësojë më tej komunikimin për të gjithë abonentët e saj me parapagesë. Kompania më rinore në Shqipëri ka dëshmuar edhe një herë se di të surprizojë çdo abonent të saj duke ju përgjigjur nevojave të tyre themelore të komunikimit.
Më 29 Nëntor Eagle Mobile lançoi ofertën më të re që i mundëson çdo abonenti Eagle me parapagesë të përfitojë telefonata falas pa limit brenda rrjetit Eagle Mobile, si dhe 20 minuta falas drejt operatorëve të tjerë kombëtarë.
Për tu bërë pjesë e kësaj oferte abonenti duhet të kryejë regjistrimin duke dërguar një SMS në numrin 55200 me tekst “Rekord” ose çfarëdo fjale tjetër, përveç Balance/Balanc/Balanca). Minimumi i kreditit që duhet të ketë abonenti në llogarinë e tij është 500 lekë.
Oferta është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aktivizimit, ndërkohë që për ta riaktivizuar ofertën abonenti duhet të presë afatin e përfundimit.
Minutat falas për linjat kombëtare mund të konsumohen drejt numrave të operatorëve fiks, apo operatorëve të tjerë celularë sipas nevojës apo dëshirës.(e.n/BalkanWeb)