Meta-Papandreu: Shqipëria në BE brenda 2014
ATHINE- Zv. kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme z. Ilir Meta, ka takuar në Greqi kryeministrin dhe ministrin e punëve të Jashtme Jorgo Papandreu, gjatë Këshillit Ministerial të OSBE që po zhvillohet në Athinë.
Gjatë takimit u diskutua për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë, ku zoti Meta vlerësoi vizionin e prezantuar nga kryeministri grek për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014.
Z. Papandreu garantoi angazhimin e Qeverisë greke për avancimin dhe konkretizimin e kësaj nisme. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, ku ndër të tjera z. Meta kërkoi në emër të qeverisë shqiptare shqyrtimin nga pala greke të vendimit për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, si dhe realizimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurimeve shoqërore, që do t’i shërbejë integrimit të mëtejshëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
(m.a/News24/BalkanWeb)