E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” vijon me ofertat për abonentët edhe gjatë muajit shkurt



Kompania e telefonisë celulare “Eagle Mobile” edhe gjatë muajit shkurt do të vijojë ofertat për abonentët e saj në të gjithë Shqipërinë me fushatën më të re "Vrapo tek Eagle", e cila sjell mundësinë e pajisjes me një aparat celular “Samsung” për 7900 lekë. "Çdokush mund të drejtohet në dyqanet ‘Eagle’ në të gjithë vendin dhe të përzgjedhë mes dy modeleve të celularëve atë që i shkon më shumë", - thanë burimet zyrtare të kësaj kompanie. Sipas tyre, të gjithë abonentët mund të përfitojnë jo vetëm aparatin celular, por dhe një kartë telefonike SIM (të tarifës rinore riniring) si dhe 500 lekë kohë bisedë fillestare falas. Abonentët që marrin një telefon të tillë do të flasin falas nga ora 19:00- 07:00 me të gjithë numrat e tjerë “Eagle” për 6 muaj me radhë, duke ngarkuar minimalisht një kartë rimbushëse prej 800 lekësh çdo 30 ditë.

10 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›