Rama prezanton prioritetet e programit gjatë turit të vullnetarëve të PS-së
Në dy takimet e para, Rama është përqendruar në zgjidhjet për arsimin.
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur të prezantojë pikat kryesore të programit elektoral dhe premtimet më të rëndësishme përpara shqiptarëve, pikërisht gjatë zhvillimit të turit të Rrjetit të Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Prej disa ditësh, Rrjeti i Vullnetarëve të Partisë Socialiste ka nisur një fushatë takimesh, të cilat po zhvillohen në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit. Burime nga selia rozë thanë për gazetën “Albania” se kreu i PS-së, Edi Rama, ka zgjedhur si strategji që të bëjë publike disa prej pikave kryesore të programit elektoral të PS-së pikërisht gjatë kësaj fushate të Rrjetit të Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Deri tani janë zhvilluar takime në Qarkun e Vlorës dhe në Qarkun e Fierit, ku i pranishëm ka qenë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Dy premtimet e bëra nga Rama në këto takime kanë qenë të fokusuara në lidhje me arsimin. Ai ka premtuar se në rast të fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit do të sigurohej dhënia e vlerës së duhur për diplomat universitare si dhe transporti falas për nxënësit.
Rrjeti i Vullnetarëve
Në fund të vitit të kaluar, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi krijimin e Rrjetit të Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Ai u kërkoi pjesëtarëve të këtij rrjeti që të angazhohen dhe të trokasin derë më derë për të mundësuar ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. Rrjeti i Vullnetarëve të PS-së përbëhet nga njerëz të paangazhuar më parë në strukturat politike, gjithashtu nga anëtarë të FRESSH-it, nga Forumi i Gruas Socialiste, nga shoqëria civile, studentë etj. Ata do të angazhohen gjatë fushatës parazgjedhore, por gjithashtu edhe gjatë fushatës zyrtare elektorale, në punën me elektoratin, ku do të synohet arritja e një mbështetjeje sa më të gjerë. Objektivi kryesor i Rrjetit të Vullnetarëve do të jenë të rinjtë si dhe votuesit e pavendosur. Për organizimin e Vullnetarëve është krijuar edhe një grup pune në Shtabin Zgjedhor të Partisë Socialiste, i cili drejtohet nga Saimir Tahiri me anëtarët: Ermira Danaj, Ajola Xoxe dhe Edvin Lame. Grupit për organizimin e Vullnetarëve i kërkohet në strategji që të ngrejë Struktura Drejtuese të Vullnetarëve në nivel organizatash socialiste në të gjitha bashkitë, komunat, rrethet dhe qarqet e vendit. Tashmë, strukturave në fjalë u janë shpërndarë udhëzuesit përkatës, në të cilët përcaktohen detyrat që duhen ndjekur gjatë përgatitjeve paraelektorale dhe gjatë fushatës, ndërkohë që ka përfunduar procesi i trajnimit të koordinatorëve të Rrjetit të Vullnetarëve në nivelet vendore.
10 Shkurt 2009