“Vodafone Albania” prezanton paketat e reja profesionale dhe familjare
Kompania e telefonisë celulare “Vodafone Albania”, duke filluar nga dita e djeshme, hodhi në treg planet e reja tarifore profesionale dhe familjare. Sipas kompanisë, me planin tarifor "Vodafone Paketa Profesionale" mundësohet përzgjedhja e njërës prej dy paketave me minuta brenda grupit, ku për 60 min/në muaj paguan vetëm 350 lekë, ose një kohë të palimituar bisede për 1100 lekë/muaj. Klientët do të përfitojnë edhe nga tri paketat me minuta me destinacion kombëtar. Kështu, për të folur 120 minuta/muaj paguan vetëm 2100 lekë, për 240 minuta/muaj paguan 4000 lekë dhe për 360 minuta/muaj 5700 lekë. Me ofertat e fundit, klientët ekzistues me kontratë mund të zgjedhin vetë planin e tyre tarifor për të përfituar nga ofertat në dispozicion. Të gjithë pajtimtarët aktualë mund të kalojnë në secilin nga planet tarifore të përshtatshëm, duke plotësuar formën e aktivizimit të shërbimit në të gjithë dyqanet “Vodafone”. Gjithashtu, ata mund të përfitojnë tarifat ndërkombëtare, nëpërmjet programit “Vodafone Passport” (për Roaming), si edhe të gjitha shërbimet e vlefshme për klientët me kontratë. Kompania hedh në treg gjithashtu edhe 2 plane të reja familjare, "Vodafone Paketa Familjare" 200- 200 minuta drejt destinacioneve kombëtare me tarifë 0 lekë, kundrejt një pagese fikse mujore prej 4000 lekë dhe "Vodafone Paketa Familjare" 360 minuta drejt destinacioneve kombëtare me tarifë 0 lekë, kundrejt një pagese fikse mujore prej 6500 lekësh. Çdo klient i ri i planeve tarifore të "Vodafone Paketa Familjare" mund të zgjedhë deri në 4 numra celularë dhe mund të blejë 500 minuta të përbashkëta me 1000 lekë. Të gjithë klientët e planit "Vodafone Paketa Familjare" kanë fleksibilitetin për të ndarë 500 minuta kohë bisede brenda familjes. Njëri nga anëtarët e planit “Vodafone Family” mund të paguajë, ndërsa të tjerët përfitojnë nga paketa me 500 minuta kohë bisede në muaj.
10 Shkurt 2009