E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Saranda Fest”, festa e “Eagle Mobile” në bregdetin jonian



Eagle Mobile, kompania më rinore e telefonisë së lëvizshme në vend ka nisur një veprimtari mjaft të veçantë argëtuese verore në Sarandë. Banorët e qytetit bregdetar, vizitorët dhe turistët do të përjetojë çaste mjaft të bukura dhe të larmishme për tre ditë dhe netë rresht në Eagle Saranda Fest. Veç argëtimit muzikor, pjesëmarrësit në këtë aktivitet që nis në orën 17:00 dhe përfundon në mesnatë, do të kenë mundësi të argëtohen gjithashtu edhe me lojra si basketboll, futboll, dhe një numër të konsiderueshëm lojrash standarde të lunapark. Veç kësaj, artistë animatorë dhe piktorë do t’i shtojnë një tjetër dimension argëtimit të të rinjve dhe të pranishmëve në eveniment. Mbrëmjen finale të shtunën, yjet e Star Academy do të performojnë para artdashësve sarandjotë duke sjellë ritëm dhe freski në qytetin e Jonit. Eagle Mobile i ka dhënë kështu vlerë Sarandës gjë që është mirëpritur dhe mbështetur edhe nga Bashkia e qytetit të bukur turistik. Eagle Mobile e cilëson këtë si një mbështetje për kulturën shqiptare dhe e sheh këtë nismë edhe në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë. Eagle zotohet për ta kthyer këtë festë në traditë, duke mbështetur zhvillimin e saj çdo vit.
Kompania mbështet si sponsor gjeneral edhe organizimin për herë të parë të kampionatit Eagle Beach Volley në qytetin e Sarandës në datat 14-15-16 Gusht.

31 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›