“Eagle mobile” 1 qershori në Turqi për 10 fëmijë jetimë
Kompania “Eagle Mobile” ka mundësuar një udhëtim në Stamboll për 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Ky aktivitet vjen me rastin 1 qershorit. Fëmijët Jetimë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes të kompanisë “Eagle Mobile”.
TIRANE- Kompania më e re celulare “Eagle Mobile” në bashkëpunim me Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” ka mundësuar një udhëtim në Stamboll për 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Ky aktivitet vjen me rastin e festës së fëmijëve.
Fëmijët me rezultate shumë të mira në mësime me moshë mesatare 13 deri në 15 vjeç, së bashku me përfaqësues të kompanisë celulare “Eagle Mobile”, në orët e mesditës janë takuar me Z. Ahmet Çalik, presidentin i Çalik Holding, pjesë e të cilës është dhe Kompania celulare "Eagle Mobile". Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile” Z. Ali Tashkën.
“Vizita juaj dhe pritja jonë këtu është falënderimi dhe vlerësimi ynë që i bëjmë veprave të baballarëve tuaj të bëra në shërbim të popullit Shqiptar,” theksoi z.Calik duke thënë se këta fëmijë janë të mirpritur të punojnë jo vetëm në Turqi, por në të gjitha shtetet ku Çalik Holding ka degët dhe investimet e saj pasi të mbarojnë shkollën.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i "Eagle Mobile" Z. Ali Tashkën, në takimin e zhvilluar me fëmijët tha se ky kontribut i kompanisë nuk është as i pari dhe as i fundit. Ai shtoi se në kuadër të përgjegjësisë sociale “Eagle Mobile” do të vazhdojë të kontribuojë, në mënyrë që këta fëmijë të jenë sa më pranë shoqërisë dhe sa më të integruar.
Gjatë tre ditëve që grupi i fëmijëve do të qëndrojë në Turqi, do të vizitojnë pikat turistike që janë njëkohësisht edhe simbole të historisë gjurmëlënëse të Stambollit.
Një tjetër gjë e veçantë për këta fëmijë ishte darka e shtuar nga ana e një grupi biznesmenësh turq, që kanë investimet e tyre në fushën e arsimit.
Kjo ishte hera e parë që këta fëmijë dalin jashtë shteti, dhe për më shumë festojnë në mënyrë kaq të veçantë 1 Qershorin.
Fëmijët Jetimë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe përgjegjësisë sociale të kompanisë më të re të telefonisë celulare “Eagle Mobile”, e cila e ka shpallur 2009-n vitin e “Fëmijëve Jetimë”.
(e.n/BalkanWeb)