Lushnje, vuante nga kanceri, vret veten 69 vjeçari
Një 69 vjeçar, banor i fshatit Gradishtë të Lushnjës, i jep fund jetës pasi kishte kohë që vuante nga kanceri. Ndrekë Petushi, duke menduar se po u rëndonte familjarëve ka menduar të zgjidhë vete rrugën e tij, duke i dhënë fund jetës. Burime të policisë tregojnë se 69 vjeçari ka qëlluar mbi veten me çifte në orët e vona të natës. 69 vjeçari Ndrek Petushi, prej kohësh vuante nga një sëmundje kanceroze.
Kjo sëmundje kish ndikuar në gjendjen shpirtërore të tij dhe viktima shpeshherë kishte shfaqur shenja të depresionit nervor. Në kushte të depresionit të rëndë nervor, ai teksa ka qenë në dhomën e tij të gjumit ka marrë çiften që e mbante me leje dhe ka qëlluar veten me një të shtënë në zemër duke i dhënë fund jetës. Kanë qenë familjarët e tjerë që kanë dëgjuar krismat dhe menjëherë kanë mbërritur në dhomë por ka qenë e kotë ndërhyrja e tyre pasi gjithçka për të moshuarin kishte marrë fund. Burimet zyrtare të policisë pohuan se aktin e vetëvrasjes, viktima 69 vjeçar e ka kryer në kushtet e depresionit të rëndë psikik, pasi sëmundja i ishte bërë një peshë e madhe mbi supe atij dhe familjarëve që i shërbenin.