E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- PBDNJ, Dule në Fier, thirrje për pjesëmarrje

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka vijuar turin e tij elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në qytetin e Fierit. Gjatë këtij takimi Dule ka prezantuar kandidatët për deputet, si dhe programin qeverisës. 

FIER- Kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka prezantuar në Fier kandidatët për deputet të kësaj partie, ndërsa ka shpalosur programin elektoral. Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime ndërsa ka vënë theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të qenë të lira dhe të pakontestueshme. “Mos pjesëmarrja është kundër ndryshimit, kundër zhvillimit, kundër integrimit. Prandaj të gjithë sëbashku duhet të japim një mesazh të fuqishëm se duam të ndryshojmë, se meritojmë ndryshimin, se do ta realizojmë ndryshimin”- theksoi kreu i PBDNJ-së Dule në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›