E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet fëmija jetim i arratisur nga Bushati

Një fëmijë jetim është "arratisur" nga Qendra e Riedukimit në Bushat të Shkodrës dhe ka përfunduar nën kujdestarinë e policisë në Sarandë. Odiseja e 13 vjeçarit Marsel Beqiri, nisi 5 ditë më parë kur policia e identifikoi dhe gjeti në jug të vendit, pas alarmit të dhënë nga policia e Shkodrës. 13 vjeçari kishte ikur nga Shkodra drejt Greqisë, pasi nuk e kishte pranuar prifti në Bushat në Qendrën rehabilituese. Ai ishte dërguar atje nga autoritetet e shtëpisë së fëmijëve "Zyber Hallulli", të Tiranës. Policia e dërgoi djalin në shtëpinë e fëmijës Sarandë, aty ku 42 fëmijë jetojnë me mbështetjen e bashkisë së qytetit.
Marseli është paragjykuar që në fillim nga mësueset kujdestare, të cilat e kanë vendosur në një dhomë me një tjetër fëmijë problematik për vjedhjet në dhomë, dhe më një djalë 9 vjeçar. Vogëlushi 9 vjeçar tregoi në një nga dyqanet fqinjë me jetimoren se "Mysafiri i ri, Marseli ua kish prishur qetësinë, ai është i madh dhe jashtë pi duhan...". Sipas autoritetit të shtëpisë së fëmijëve jetimi i ardhur nga Shkodra duhej të rikthehej atje pasi ata mund ta trajtojnë as me psikologun që nuk e kanë për vete si shërbim jo më për kontigjentet që strehon aty policia. Nga komisariati i Sarandës janë vendosur lidhjet për të rikthyer fëmijën, por ende 13 vjeçari mbetet mysafir i padëshiruar në Sarandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›