E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, grabitet shkolla "Stavri Themeli"

 
 
Korçë- Grabitet shkolla 9-vjeçare "Stavri Themeli" në qytetin e Korçës. Ndonëse vjedhja nuk është e madhe, drejtuesit e saj janë vënë në alarm dhe kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë, fill pasi kanë parë bastisjen mëngjesin e djeshëm. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë, mësohet se janë dy persona që dyshohen të kenë vjedhur natën e së mërkurës shkollën9-vjeçare. Sipas policisë, autorët janë ende persona të paidentifikuar, të cilët kanë arritur të depërtojnë në ambientet e brendshme të kësaj shkolle dhe kanë mundur të vjedhin kompjuterin në përdorim të drejtorit të shkollës, pikërisht në zyrën e tij. Sipas të dhënave të para të policisë që po heton ngjarjen, grabitësit kanë synuar vetëm zyrën e drejtorit të shkollës, duke përvetësuar kompjuterin dhe nuk kanë vënë dorë në regjistra apo dokumentacion tjetër, ndonëse është parë gjithçka me shumë vëmendje nga ana e policisë që ka shkuarpër të hetuar vjedhjen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›