E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle sjell ofertën e re deri më 1 shtator

 

Eagle Mobile surprizon sërish me ofertat më të mira. Tarifa më e përzgjedhur rinore në Shqipëri riniring, vjen sërish me një ofertë fantastike. Kjo ofertë do t’i shoqërojë abonentët e Eagle gjatë gjithë netëve të nxehta të verës, duke i dhënë vlerë dhe gjatësi komunikimit të shqiptarëve. Do të nisë nga 11 maj 2009 dhe do të jetë e vlefshme deri më 1 shtator 2009. Të gjithë abonentët riniring mund të flasin me 0 (zero) lekë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit kundrejt të gjithë numrave Eagle Në të njëjtën kohë, tarifat standarde me parapagesë (jo riniring), nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit, mund të flasin me 5 lekë/min kundrejt të gjithë numrave Eagle. Me vetëm një rimbushje minimale prej 500 lekë/muaj*, çdo abonent Eagle që disponon një numër me parapagesë mund të përfitojë nga kjo ofertë. Kjo ofertë vjen pas përzgjedhjes dhe pëlqimit që i bënë abonentët riniring ofertës 7 X 7 në dhjetor 2008 dhe janar 2009. Tarifa për lidhjen fillestare është vetëm 3 lekë. Eagle Mobile u jep rëndësi kërkesave, shqetësimeve, ankesave dhe sugjerimeve të abonentëve. Në periudhën 02 - 28 prill 2009, Eagle Mobile realizoi, për herë të parë në Shqipëri, pyetësorin online me temë “Nevojat dhe pritshmëritë e klientëve”. Pyetësori u plotësua nga 9.240 abonentë të Eagle Mobile, të cilët u shpërblyen me 30 SMS falas dhe me mundësinë për të fituar një telefon Samsung SGH C520.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›