E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kjo s’ka ndodhur në asnjë Kuvend të botës”

 

Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, ka kontestuar ashpër mënyrën e zhvillimit të seancës parlamentare, duke e cilësuar si jo normale. “Kjo mund të quhet edhe dita e kalimit të projektligjit me goditje të përqendruar, pasi do të kalohen 28 projektligje, përse kjo ngutje, pse e ktheni ditën e fundit në një ditë kartoni të pakontrolluar. Të veprosh në ditën e fundit në këtë mënyrë do të thotë të jesh shumë i shqetësuar dhe të kesh humbur qetësinë dhe të përfitosh në minutën e fundit. Këto ligje kanë vetëm një emër të nderuar kolegë, ngutje dhe frikë”, tha Neranxi. Ai shprehu kontestimet se pse u la për momentin e fundit projektligji “Për gjykatën administrative”, duke e cilësuar si tinëzare. “Këtu do të kalojë një ligj për titujt e pronësisë, në mënyrë tinëzare, në katër vjet maxhoranca i ka bërë lëmsh pronarët shqiptarë me çështjen e pronësisë”, tha Neranxi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›