Çelësi i fitores
Nasip Naço
Vetëm pak javë na ndajnë nga përballja e madhe e 28 qershorit, ku dhe do të përcaktohet qartë drejtimi që do të marrë Shqipëria; do të vijojë ajo të jetë një vend eksperimental për drejtuesin e fundit komunist në Europën Juglindore, apo do të marrë kahun e aq dëshiruar të integrimit total drejt Europës së bashkuar. Sigurisht që këdo krah apo segment politik të dëgjosh në Shqipëri, integrimin e ka fjalën bazë të çdo bisede, debate apo platforme. Por në fakt vetëm një parti e ka në siglën e saj, që me pak fjalë qëllimi final i saj, përpjekjet e shumta dhe dëshira e saj kryesore është integrimi i Shqipërisë në BE Nuk janë të pakta rastet kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë shembuj dhe prova se ajo i mbetet besnike qëllimit të saj të lartë, bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa. Por vetëm kaq do të mbetej në kuadrin e një propagande, ashtu si partitë dhe grupimet rivale të LSI-së në këto zgjedhje. Por Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka për qëllim vetëm të mbushë kokat e shqiptarëve me fjalë, por t’i bëjë të besojnë se ajo është një forcë pozitive, demokratike dhe progresiste, e cila primare ka respektin e vullnetit të qytetarit dhe përpjekjet e përbashkëta për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. LSI nuk synon aspak të vijë në pushtet, LSI synon të bëjë shtet dhe këtë shtet ta bëjë me shqiptarët, nga Konispoli në Vermosh. Ne jemi të sigurt se bërja e shtetit nuk nis nga “maja e malit”, por nga themeli i tij. Nëse ne nuk do dinim të jepnim dhe të merrnim më të mirën nga elektorati ynë dhe më pas më gjerë, atëherë gjithë përpjekjet tona do të ishin një stërmundim.
Vetëm pak ditë më parë në rrethin e Kuçovës u zhvillua konferenca zgjedhore e LSI-së për rrethin, e cila kishte si synim zgjedhjen e kryetarit të LSI-së për rrethin dhe kryesisë. Eshtë më e pakta të them se organizimi ishte perfekt, delegatët nuk ishin të përzgjedhur klanesh apo grupesh, por anëtarë të LSI-së me baza të forta personaliteti dhe integriteti. Këto zgjedhje nuk ishin farsë, pasi përballë njëri-tjetrit ishin rivalë të fortë, nga të cilët fitoi ai me opsionet më të mira dhe garancitë më të mëdha për shtrirjen sa më të gjerë të Lëvizjes në rreth. Pikërisht këto zgjedhje, fryma e lartë e përgjegjësisë, mbulimi i territorit gati 100 për qind, dashuria me të cilën anëtarët dhe simpatizantët tanë priten nga banorët e Kuçovës, por edhe më gjerë, na japin sigurinë e madhe se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e parë politike në qarkun e Beratit. Natyrisht që ky përfundim nuk është hipotetik, por mbi baza të prekshme të elektoratit. Ai elektorat, i cili për kaq vite po vuan gati armiqësinë e pushtetit qendror, por jo pak herë edhe të atij vendor. Ky elektorat tashmë është i bindur se fuqia e tij nuk qëndron në shkuarjen pas të kandidatëve për deputetë, të cilët menjëherë pas arritjes së qëllimit i lënë humbëtirave dhe greminave të jetës, por në kontratën politike dhe morale që ai do të firmosë. Dhe LSI deri më sot nuk ka zhgënjyer askënd. Ajo ka qenë përherë besnike ndaj kontratave të nënshkruara me këdo, e mbi të gjitha me qytetarët dhe elektoratin e saj. LSI nuk zhgënjen, sepse ajo nuk po punon që një pjesë tjetër fytyrash të zëvendësojnë këto fytyra që janë, por ajo po punon që fryma dhe morali i saj të zëvendësojnë frymën dhe moralin e njollosur të derimësotëm.
Sot, në qarkun e Beratit, LSI i ka parashtruar alternativat e saj, ka parashtruar programin e saj zhvillues. Dhe këtë program dhe këto alternative, çdo ditë është duke i biseduar dhe diskutuar me njerëzit, me grupet e interesit, me intelektualët, punëtorët e fshatarët. LSI në Berat nuk po bën retorikë fjalësh, por është bazuar tek politika reale e mënyrës së përballimit të situatës aktuale, tepër e vështirë sidomos për këtë qark, daljen prej saj dhe drejtimin në kahun e zhvillimit dhe integrimit. Dhe pikërisht për këto ide, në konferencën e rrethit të Kuçovës ne ndërmorëm iniciativën e ngritjes së disa komisioneve si ai për arsimin, bujqësinë, energjinë, rininë, gruan dhe barazinë gjinore, shëndetësinë etj. Janë këto komisione që do të përthithin të gjitha idetë e intelektualëve të fushave të ndryshme, të interesuarve dhe të banorëve të këtij rrethi. Pikërisht nga baza e këtyre komisioneve do të nisë edhe puna për krijimin e shtetit të nesërm nga baza në qendër, sepse anëtarët dhe të afruarit në këto komisione do të jenë ata që do të prekin më nga afër problemet e qytetarit dhe fshatarit, dhe do të jenë ata që do të japin zgjidhjet imediate për ta.
LSI në Berat po shkon e sigurt drejt fitores dhe sipas të gjitha gjasave, kjo do të ndodhë edhe në shumicën e qarqeve në Shqipëri. Dhe ka një arsyetim të thjeshtë; sepse sot LSI është partia garante për një Shqipëri më të mirë, ky është çelësi i fitores. Me LSI nuk fitojnë LSI-stët, por gjithë shqiptarët.