Vetevrasja e Hemingway-t dhe përndjekjet e FBI-së
TIRANE-Një mik i shkrimtarit zbulon fakte që tregojnë se Ernest Hemingway, i vetëvrarë pesëdhjetë vjet më parë, është ndjekur vazhdimisht nga agjentët e FBI’së.
Për pesë dekada, gazetarët letrarë, psikologët dhe biografët kanë tentuar të zgjidhin shkakun pse shkrimtari amerikan Ernest Hemingway kreu vetëvrasje, në shtëpinë e tij në Idaho, derisa gruaja e tij Mary po flinte. Disa e kanë lidhur këtë akt me depresionin në rritje, për shkak të perceptimit se ditët më të mira të karrierës së tij prej shkrimtari kishin marrë fund.
Të tjerët kanë thënë se ai po vuante nga një çrregullim personaliteti. Tani, megjithatë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Hemingway-t gjatë 13 viteve të tij të fundit kanë sugjeruar një faktor tjetër kontribuues, i cili ishte përjashtuar, më parë si iluzion paranojak i shkrimtarit novelist.
Ky është fakti se Hemingway ishte në dijeni për vëzhgimin e gjatë që atij i bënte FBI e J Edgar Hoover, të cilët ishin dyshues ndaj lidhjeve të tij me Kubën dhe se kjo mund të ketë ndihmuar për ta shtyrë mënjanë. Duke shkruar në New York Times në 50 vjetorin e vdekjes së Hemingway-t, AE Hotchner, autor i librave ‘Papa Hemingway’ dhe ‘Hemingëay and His Ëorld’, ka thënë se ai ka besuar se vëzhgimi i FBI-së ‘kryesisht ka kontribuar në ankthin dhe vetëvrasjen e tij’, duke shtuar se ai e kishte ‘keqkuptuar pendueshëm’ frikën e miqve të tij ndaj organizatës.
Rivlerësimi është kuptimplotë sikurse ka qenë saktësisht për shkak se frika e shkrimtarit nga të qenit i ndjekur nga FBI-ja së pari ka dalë në sipërfaqe. Ndryshimi i vonuar i guximit të Hotchner llogarit në një dritë të re në disa prej muajve të fundit të jetës së Hemingway-t dhe në veçanti dy incidentet.
Në nëntor të vitit 1960, shkruan Hotchner, ai kishte shkuar t’i vizitonte Hemingway’n dhe Mary-n në Ketchum, Idaho, për një gjueti vjetore të fazanëve. Hemingway po sillej çuditshëm, kujton Hotchner: “Kur Ernest dhe miku ynë Duke MacMullen më morën në tren në Shoshone, Idaho, për të shkuar në Ketchum, ne nuk u ndalëm në barin përballë stacionit sikur bënim zakonisht sepse Ernest ishte i shqetësuar për të dalë nga rruga. E pyeta se pse ngutej. ‘Federalët’, mu përgjigj. ‘Ata na ndjekin gjatë tërë kohës. Pyete Duke-n.’ ‘Pse agjentët e FBI-së po të ndjekin?’ e pyeta. ‘Është një ferr i keq. Një ferr i mallkuar. Për këtë arsye po e përdorim veturën e Duke-s. Ata përgjojnë gjithçka. Nuk mund ta përdor telefonin. Posta është ndërprerë’.
“Ne ecëm disa milje në qetësi. Derisa u kthyem në Ketchum, Ernest tha me shpejtësi: ‘Duke, hape krahun. Shuaji dritat’. Ai vështroi matanë rrugës në një bankë. Dy burra po punonin brenda. ‘Çfarë është?’ pyeta. ‘Auditorët. FBI i ka marrë ata për të parë llogarinë time bankare’. ‘Por si e di?’ ‘Pse dy auditorë do të punonin në mes të natës? Natyrisht se është llogaria ime bankare’. Nuk do të ishte hera e vetme gjatë kësaj vizite që Hemingway do të ankohej rreth të qenit nën vëzhgim të FBI-së. Në ditën e fundit të vizitës së Hotchner, në darkë me shkrimtarin dhe bashkëshorten e tij, Hemingway i përmendi dy burrat në bar të cilët ai i kishte identifikuar si ‘agjentë të FBI-së’. Me dy incidentet që menjëherë i paraprinë shtrimti në spital të Hemingway-t në Mayo Clinic në Minnesota, ku ai mori një terapi me elektroshok dhe disa përpjekje të pasuksesshme vetëvrasjeje që e pasuan lirimin e tij, shumë kanë shkruar rreth ankimeve të Hemingway-t ndaj FBI-së si iluzione të skajshme.
(d.b/The Observer/GSH/BalkanWeb)