E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, konferencë në Beograd

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 13:00

Konferenca e strategjisë ushtarake për partnerët, ku do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s, vendeve që e kanë nënshkruar partneritetin për paqe, dialogun mesdhetar dhe iniciativën e Stambollit, do të mbahet nga 13 deri më 15 qershor në Beograd, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Në një komunikatë të ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se konferenca do të jetë e organizuar nga komanda e forcave aleate të transformimit të NATO-s, ndërsa qëllimi i saj do të jetë shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve për çështje të rëndësishme strategjike me interes të përbashkët.

Tema e kësaj konference është "Marrëveshja e Lisbonës – zbatimi i
transformimeve”, mirëpo ekspertët do të kenë mundësi që të debatojnë edhe tema të tjera.

Konferenca e parë e tillë ishte mbajtur në Maqedoni në vitin 2006, më pas një në Norvegji në vitin 2007, në vitin 2008 ishte mbajtur në Shqipëri, ndërsa në vitin 2010 ishte mbajtur në Finlandë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›