E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecuria e faljes fiskale

Zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj, tha se deri më tani janë legalizuar 44,734 raste ne vlerën 3.6 miliardë lekë.

Faljet janë kryer për tre vite, 2008, 2009 dhe 2010, ku viti i fundit janë falur më së shumti para, pra rreth 87.8 milionë lekë. Ndërkohë, janë legalizuar para cash individët dhe personat fizik tregtar 400 milion lekë, nga te cilat është marre tatim ne burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3%) shuma prej 11,9 milionë lekë.

Gjithashtu, zv/ministri Rrushaj bëri me dije edhe ecurinë e faljes për administratën doganore, ku sipas tij, në total janë falur 10.7 miliardë lekë detyrime doganore, nga të cilat kane përfituar 1,456 biznese dhe janë paguar 18,6 milionë lekë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-14 15:01
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›