E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spindelegger: Keni shumë për të bërë, punoni në Kuvend

Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, progres-raportin për Shqipërinë, integrimin e Shqipërisë në BE, zhvillimet në rajon e Kosovë, etj.

Gjatë bisedës, kryediplomati austriak theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në Parlament në kuadër të reformave integruese. “

Ne ju mbështesim gjithmonë, tani kemi marrë progres-raportin e ri të Komisionit, e kemi diskutuar në këshillin e Bashkimit Evropian dhe do të bëjmë gjithçka për të dërguar mesazhe pozitive nga pala evropiane në mënyrë që edhe ju të ndjeni që jeni të mirëpritur në Bashkimin Evropian. Sigurisht që ka shumë punë për të bërë dhe ju duhet të punoni në Kuvend menjëherë për të arritur shumë qëllime dhe për të bërë shumë reforma”, theksoi ai në konferencën për shtyp.

Gjatë qëndrimit atje, Haxhinasto zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Kёshillit tё Pёrhershёm tё OSBE-sё, ambasadorin Renatas Norkus, ku kanë diskutuar për progres-raportin e Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth objektivit tё Shqipёrisё pёr tё rritur angazhimin e saj nё OSBE, duke marrё kryesinё e Organizatёs nё njё tё ardhme tё afёrt dhe duke organizuar nё Tiranё, nё vitin 2013, Konferencёn e Nivelit tё lartё Pёr Tolerancёn dhe Mosdiskriminimin. Nё kёtё kuadёr, Haxhinasto theksoi se roli konstruktiv i Shqipёrisё rajon dhe modeli i saj i harmonisё fetare do tё pёrbёjnё njё vlerё tё shtuar nё punёt e Organizatёs.Z. Haxhinasto dhe z. Norkus shkёmbyen mendime rreth gjendjes sё sigurisё nё Ballkanin Perёndimor dhe nё Kosovё. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-14 14:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›