E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Kam tetë oferta nga klube të mëdha”

EKSKLUZIVE-"Kam tetë destinacione që mund të lëvizë: një është në Gjermani, katër në Angli, dy në Itali dhe një në Spanjë". Lorik Cana luajti vetëm një pjesë në në testin e fituar 6-0 Kombëtarja A me ekipin modest të Olimpikut. Madje, mesfushori i fuqishëm shqiptar tregoi jo pak nga vlerat e tij si futbollit por dhe nga cilësitë e tij si individ, kualitete këto që e kanë përzgjedhur edhe si ambasador i PNUD, ndërkohë që Loriku ishte pjesë e ndeshjes së bamirsisë "Zidan vs.Ronaldo", e cila u luajt ditën e henë në "Velodrom" të Marsejës..
Albania-sport kontaktoi me të pas përfundimit të pjesës së parë dhe zhvilloi një bisede të.
"Kam pas kontakte nga drejtues të Olimpikut të Lionit, një ekip që kryeson me meritë kampionatin francez por unë mendoj se Francë, Olimpiku i Marsejës është më i madhi. Personalisht nuk kam qenë i interesuar për të lëvizur te Lioni. Në Francë luaj vetëm për Marsejën. Ndërsa jashtë më pelqen të luajë në Spanjë apo Itali. Por kam dhe dy vjet kontratë me Marsejës, ndërkohë që klubi shpejt do të bëhet pronë e një miliarderi kanadez. Do të rinovoj edhe dy vjet kontratën me Marsejën"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›