E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eden Hazar bën gati valixhet në verë

Mesfushori i shumëkërkuar i Lilës, Eden Hazar ka paralajmëruar klubet e mëdha europiane se do të largohet nga kampioni i Francës në fund të këtij sezoni. 20-vjeçari, gjatë verës së shkuar vendosi të mbetet në “Stade Lille-Metropole” për të shijuar Ligën e Kampionëve, por ka bërë të qartë se synon një sfidë të re në fund të këtij edicioni. “Jam i gatshëm të bëjë hapin e mëtejshëm në një klub të madh. Nuk do të largohem në janar. Por, ky do të jetë sezoni im i fundit me Lilën” tha Hazar për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›