E Diel, 1 Nëntor 2026

Edgar Cani ka kërkesa nga Seria A

Sulmuesi

Nga Palermo te Padova për t’u transferuar më pas te Piaçenca. Edgar Cani, sulmuesi shqiptar në pronësinë e sicilianëve dhe i dhënë në formë huazimi te bardhekaltrit e Serisë B, në sezonin e ardhshëm është shumë e mundur që të ndryshojë bluzë. Sipas mediave italiane, për të kanë mbërritur disa kërkesa nga klube të Serisë A, ku deri tani është zbuluar emri i Leçes. Ndërkohë që shqiptari 21-vjeçar kërkohet edhe nga skuadra e çezenës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›