Halili e Ngjela, donatorët e Tiranës
Zyrtare
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama, u ka dhënë fund dilemave që lidheshin me të ardhmen e S.K. Tiranës. Në një konferencë për shtyp, ai konfirmoi se Refik Halili dhe Shefikat Ngjela do të jenë donatorët e skuadrës. Ndërkohë, Halili, që gjatë sezonit të kaluar kishte rolin e presidentit (pas emërimit në Asamble), tashmë ka hequr dorë nga ky post. Fondet e Tiranës do të menaxhohen nga shefi i klubit, Rauf Dimraj, ndërsa ende nuk dihet sa do të jetë buxheti për sezonin e ri.
#