Edgar Cani shenon dopjete rikthehet ne fushe Lala
Edgar Cani eshte i vetmi shqiptar te cilit i ka buzeqeshur goli ne kete fundjave futbollistike europiane. Sulmuesi shqiptar i Modenes e ka nisur si titullar ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Vicences. Miqte kaluan ne avantazh me Abruskaton ne minuten e 9-te ndersa Cani realizoi dopjeten e fitores ne minutat 51 dhe 67. Keta jane dy golat e pare te shqiptarit ne kete sezon. Fitore te rendesishme ka marre dje ne Serine B edhe Novara e Ujkanit qe tashme kryeson klasifikimi me 5 pike diference nga ndjekesi me i afert Rexhina. Altin Lala rikthehet ne fushe ne Bundeslige pas nje demtimi te gjate qe e ka mbajtur jashte fushes se lojes qe nga 6 marsi 2010 ndaj Freiburgut tete muaj e gjysme. Hanoveri ka fituar me rezultatin 1-0 ne fushen e Maincit ndersa mesfushori shqiptar eshte aktivizuar ne minuten e 90-te cka eshte thjesht per te zyrtarizuar rikthimin sesa per efektivitet loje. Ne fitoren 2-6 te skuadres se tij Vorskla Poltava ne transferten ndaj Illitchivets Mariupol ka kontribuar edhe mbrojtesi i Kombetares Armend Dallku i cili ne minuten e 89-te te kesaj sfide ka ekzekutuar nje goditje denimi qe ka sherbyer si asist per golin e 6-te me autor Sashko. Vetem pak minute me pare kishte hyre ne fushe per Vorsklen sulmuesi shqiptar Ahmet Jonuzi. Ne Austri Salihi luan si titullar per 77 minuta ne barazimin 2-2 te Rapidit ne transferte ndaj Matersburgut. Vendin e sulmuesit shkodran e ka zene kosovari Atdhe Nuhiu i cili do shenonte me pas edhe golin e barazimit ne minutat shtese te lojes.