Edgar Cani tek Empoli, kalimi javën tjetër
Këto duket se janë orët decizive për transferimin e Edgar Canit tek Empoli. Talenti shqiptaro-italian, vazhdon të stërvitet me Palermon, por për shkak të konkurrencës së madhe te sicilianët, ai do të huazohet në klubin e Serisë B italiane. Edhe pse ka bërë paraqitje mjaft të mira gjatë fazës përgatitore nën urdhrat e Zengës, pas përfundimit të huazimit tek Askoli (5 gola në 20 ndeshje), 20-vjeçari do të dërgohet sërish larg zirozëve për t‘u aktivizuar rregullisht dhe fituar eksperiencë. "Cani është një lojtar që na intereson dhe kemi arritur akordin parimor me Palermon", deklaroi presidenti i Empolit, Fabricio Korsi. "Megjithatë, më parë duhet të shesim disa futbollistë nga kontingjenti aktual. Sapo kjo të ndodhë, sulmuesi do të afrohet në ekipin tonë për sezonin e ri".