Për gjermanët, Lorik Cana është blerja më e mirë në Premierligë
Lorik Cana është blerja më e mirë e Premierligës në këtë merkato vere. Analistët gjermanë, e cilësojnë transferimin e mesfushorit shqiptar në radhët e Sandërlendit nga Olimpik Marseja, si manovrën më të goditur: këtu kombinohet kualiteti i lojtarit dhe shifra që trajneri Stiv Brus pagoi për ta afruar në skuadër. Për shërbimet e 26-vjeçarit interesoheshin disa klube angleze, ku nuk munguan edhe emrat e mëdhenj si Arsenali e Liverpuli, por edhe Hamburug e Verder Bremeni në Bundesligë. Ai klasifikohej përpara atyre që shiheshin si blerjet e mëdha në elitën e futbollit britanik: Juri Zhirkov nga CSKA e Moskës te Çelsi (20 milionë euro), Gereth Berri nga Aston Vila te Mançester Siti (14 milionë euro), Antonio Vanelcia nga Uigan te Mançester Junajtid (18 milionë euro) apo edhe Karlos Tevez nga Mançester Junajtid te Mançester Siti (28 milionë euro). "Nëse më pyesni përse mendoj se Cana është blerja më e mirë ju them se nuk do të kalojë shumë kohë, e të gjithë ta mendojnë si unë", deklaroi analisti i "Spox", Rafael Honigshtajn. "Shqiptari është një përbindësh, i cili bën praktikisht gjithçka: spastron, ndërton lojën, është lider dhe nëse është e nevojshme luan edhe si mbrojtës qendre. Ai ka qenë kapiten te Marseja e mund të jetë lider edhe te Sandërlendi. Edhe pse në Premierligë nuk është një emër shumë i dëgjuar, Cana është jashtëzakonisht cilësor".
Rreth kuqeziut ka folur edhe Filip Auker, korrespondenti i "France Football" në Angli. "Nëse krahasojmë shifrën 6 milionë euro që Sandërlendi shpenzoi për ta blerë, me kualitetin që ka ky futbollist, mendoj se ajo është qesharake", deklaroi ai. Një prej arsyeve të dhëna është se paundi britanik është zhvlerësuar me 20 për qind në krahasim me vlerat e gushtit 2007. "Kjo ka bërë që klubet angleze, ndryshe nga ato spanjolle të mos realizojnë blerje të bujshme. Në anën tjetër, çdo lojtar i transferuar në Premierligë, në të vërtetë vlen 20 për qind më tepër", saktësoi Honigshtajn. Sot, Lorik Cana do të debutojë zyrtarisht në kampionatin anglez. Pas paraqitjeve në miqësoret me Sandërlendin, "shkatërruesi" pritet të aktivizohet si titullar në sfidën e javës së parë të Premierligës, në fushën e Boltonit. "Macet e zeza", me blerjet e shumta që kanë realizuar gjatë verës, pretendojnë të pozicionohen mes më të mirave të kampionatit. Të gjithë, duke filluar nga trajneri Brus, presin shumë nga shqiptari, që duhet të konfirmohet si një lojtar i denjë për futbollin anglez.
Klasifikimi
Cana ka lënë mbrapa lojtarë si Juri Zhirkov, i cili u transferua nga CSKA e Moskës te Çelsi (20 milionë euro), Gereth Berri nga Aston Vila te Mançester Siti (14), Antonio Vanelcia nga Uigan te Mançester Junajtid (18) apo edhe Karlos Tevez nga Mançester Junajtid te Mançester Siti (28)