E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemailin tani e kërkon edhe Napoli

Blerim Xhemaili, shqiptari i Maqedonisë me pasaportë zvicerane, i cili luan në radhët e skuadrës italiane të Torinos është shndërruar tashmë në një objekt dëshirash i shumë skuadrave jo vetëm në Serinë A, por edhe jashtë saj. Mesfushori 23-vjeçar shumë shpejt pritet të lërë klubin granada dhe të transferohet në një tjetër skuadër të madhe. Siç është bërë e ditur, shqiptari nga Maqedonia u intereson shumë skuadrave, mes të cilave mund të shquhen Palermo, Fiorentina e Milan, por edhe gjigantit të Premier League, Liverpulit. Ndërkohë që tashmë në këtë garë orët e fundit është futur edhe një tjetër skuadër e njohur italiane. Gazeta "Il Giornale di Sicilia" ka bërë të ditur se konkurrenca mund të rritet, pasi në garë pritet të futet edhe Napoli. Por Palermo duket se është favorite. Kostoja e tij është 10 milionë euro dhe javën e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›