E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani, vetëm një hap larg Empolit

Edgar Cani është vetëm një hap larg transferimit tek Empoli në Serinë B. Sipas të përditshmes italiane, "Corriere dello Sport", sulmuesi i Palermos, do t‘u bashkohet toskanëve. 20-vjeçari, i cili u kthye në Sicili pas një sezoni tek Askoli (ku realizoi 5 gola në 22 takime) do të rikthehet në Kategorinë e Dytë italiane për të luajtur një tjetër sezon si titullar. Prezencat e Mikolit, Budan, Kavanit dhe Suçit bënin që Cani të mos kishte asnjë hapësirë në skuadrën e Zengës: ai është sulmuesi i vetëm që do të largohet nga Palermo në këtë merkato vere. Oferta e Empolit për italo-shqiptarin ishte konfirmuar dy javë më parë nga menaxheri Petrika, i cili nuk e fshehu as interesimin e disa skuadrave nga Seria A. Ndërkohë, presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, tha: "Mendoj se ky transferim do të përfundojë brenda dy javëve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›