E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala dy japë pushim, dëmtohet edhe Hyka

Faza përgatitore me klubet përkatëse në Bundesligë ka sjellë dëmtime për disa nga futbollistët e Kombëtares tonë. Vetëm pak muaj më parë, Altin Lala ishte rikuperuar nga një dëmtim, por tashmë është mësuar se është prekur nga një tjetër. Mesfushori shqiptar i Hanover ‘96 do të qëndrojë pushim për dy javë, pas dëmtimit të tij në miqësoren e humbur 2-1 kundër Vismarit. Sipas trajnerit, Diter Heking, bëhet fjalë për një tërheqje muskulore. "Çfarë dreq fati për ‘xhuxhin luftarak, që pas operacionit të tij në hernien fiskale ishte rikthyer sërish në fushë", shkruan uebsajti gjerman Bild.de. Lala do të mungojë në miqësoren kundër 13 herë kampionëve të Anglisë, Arsenalit, të programuar për të mërkurën e ardhshme, më 29 korrik. Sipas faqes gjermane Lvz-online.de, Lala do të humbasë edhe ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Trier, por dhe takimin kundër Hertës së Berlinit, më 8 gusht. Lala do ta ndjekë nga tribuna, ndërkohë që Valdet Rama do të jetë shqiptari i vetëm në fushë në miqësoren e luksit kundër 13 herë kampionëve të Anglisë, Arsenalit, takim i programuar për ditën e mërkurë, më 29 korrik në "AWD-Arena". Ndërkohë që i dëmtuari tjetër i kombëtares është pikërisht mesfushori Jahmir Hyka i Maincit. Talenti shqiptar ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit në ndeshjen e së premtes ndaj Getafes, ku skuadra e tij barazoi 1-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›