E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitadela do Bogdanin, Andi Çorri te Groseto

Erjon Bogdani vazhdon të mos cilësohet si titullar te Kievo. Gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka humbur balotazhin me blerjen e re të veronezëve, Granoke. Fakti që Di Karlo nuk e sheh 32-vjeçarin si të domosdoshëm ka nxitur manovrat në merkato: Kievo mund të vendosë ta përfshijë Bogdanin në operacionin për blerjen e kapitenit të Çitadelas, Manuel Iori. Drejtuesit e skuadrës së Serisë B janë shprehur optimistë për afrimin e kuqeziut, që gjatë sezonit të kaluar shënoi një gol në nëntë ndeshje, megjithatë problemi kryesor mbetet rroga e lartë. Ndërkohë, një tjetër lojtar shqiptar është transferuar në Kategorinë e Dytë italiane: bëhet fjalë për mbrojtësin Andi Çorri. Talenti i përfaqësueses U-19, i cili ka qenë pjesë e skuadrave zinxhir të Milanit do të luajë me Groseton.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›