Edgar Çani: Te Palermo jam si në një ëndërr
• Edgar Çani, sulmuesi shqiptar që u transferua në janar te Palermo ka thënë se të jesh pjesë e një klubi të Serisë A dhe aq më tepër si Palermo është një ëndërr shumë e bukur.
"Të bësh stërvitje me lojtarë si Amauri, Mikoli, Kavani ose me kampionet e Botës, Xakardo dhe Barxalji është një mrekulli për një lojtar të ri si unë - ka thënë Çani për albaniasoccer.com - Thjesht, të shikosh se si kryejnë stërvitje ata është një mësim pa fjalë, e jo më të bisedosh me ta e të marresh sugjerime". Sulmuesi 19-vjeçar shpreson që të debutojë sa më shpejt në Serinë A gjatë këtij sezoni, pasi e ëndërron prej vitesh një gjë të tillë. "Kjo do ishte qershia mbi tortë", ka thënë talenti, që cilësohet si pasardhësi i Kristian Vierit për nga karakteristikat që ka. Lojtari ka shprehur keqardhje për pezullimin e Shqipërisë dhe ka konfirmuar se dëshiron që në të ardhmen të luajë për kombëtaren kuqezi. "Dëshira ime është që unë të luaj për ngjyrat e kombit tim dhe shpresoj që kjo të realizohet", ka thënë Çani. Në muajin mars trajneri Artan Bushati i bëri ftesë lojtarit që të grumbullohej për ndeshjen U-21 kundër Greqisë.