Sekreti i "vrasësit" të Hertës së Berlinit, Ervin Skela
• Lufta për mbijetesë në Bundesligë është stresuese, shumë e mundimshme.
Megjithatë, Ervin Skela çdo mbrëmje harron stresin e luftës për mbijetesë dhe lodhjen me një shikim të vetëm: teksa sheh Kristin e vogël (tetë muajsh) duke i buzëqeshur sa herë që kthehet nga stërvitja me klubin Kotbus. Mesfushori shqiptar fundjavën e kaluar shënoi dy gola për të udhëhequr Kotbusin drejt fitores ndaj Herthas me shifrat 2-1. Me këta gola Skela ka larguar skuadrën e tij nga zona e rrezikshme. Për këtë kemi vendosur ta vizitojmë heroin e Kotbusit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare banon me bashkëshorten Mariolën jashtë Kotbusit. E shijojnë në qetësi të plotë jetën e tyre me të birin Krist. Skela luan me të birin dhe kjo është kënaqësia më e madhe për të. "I vogli sot (të hënën) ka ditëlindjen. Ai ka mbushur tetë muaj. Pas lindjes së Kristit jam bërë shumë më i qetë. I marr gjërat shumë shtruar dhe nuk kam më stres. Djali im më jep fuqi për t'i përballuar të gjitha", thotë Skela. Ashtu si babai, edhe Kristi në të ardhmen do të bëhet futbollist. Atletet i ka gati që tani. Ai ka atlete të markës "Adidas". "Kam një kontratë personale për furnizim me firmën "Adidas". Menjëherë firma e ka pajisur të birin me veshje sportive", tregon mesfushori Skela. Fat në familje, fat edhe në fushë. Goli i Skelës i shënuar nga gjuajtje e lirë në ndeshjen kundër Hertës është cilësuar si goli i javës. "Kur isha në Kaizerslautern, pata përfunduar i dyti në votimet për golin e muajit. Por, golat për Kotbusin janë më me peshë se ndonjë trofe individual", thotë Skela.