Klasikët ndërkombëtarë mblidhen në Shqipëri
• Koncertet klasike prezantohet për të tetin vit në Tiranë. Në këtë edicion të ri të aktiviteteve ndërkombëtare që do të zhvillohen ku Shqipëria merrpjesë denjësisht përkrah shteteve të tjera si Rumania, Greqia, Spanja, Franca, Holanda, Turqia, Gjermania, Kroacia, Hungaria SHBA, Zvicra. Me rreth 30 koncerte në vit këto shtete kanë propozuar artistë të spikatur të vendeve të tyre, ku parashikohet një pjesëmarrje më e madhe e artistëve shqiptarë në to. Janë gjithsej 18 koncerte dhe 4 masterclasse, të cilat do t'i bashkëngjiten pjesës së parë të sezonit, duke realizuar në total 25 koncerte dhe 8 masterclasse. Eshtë ky një kontribut që sezoni klasik dëshiron të ofrojë për një gjallërim jo vetëm të jetës artistike, por edhe të asaj publike e sociale në qytetet tona. Në këtë sens, "vizita muzikore" e koncerteve klasik do të bëhet në qytetet e Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Peshkopisë, Durrësit e më vonë dhe Gjirokastrës e Kukësit, duke synuar të përcjellë faqet e kulturës muzikore. Për herë të parë në këtë sezon përfshihet një projekt i mbështetur nga ambasada e Gjermanisë për të sjellë "Ensemble Polyhonia", ku do të marrin pjesë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, të cilët do të realizojnë dy ditë prova të hapura për publikun, kryesisht studentët e fakultetit të Muzikës, si dhe do të realizojnë një turne rajonal i cili do të prekë edhe Shkupin e Prishtinën.