Lezhë, përplasen mjetet, 1 i vdekur
• LEZHE - Përplasja e dy makinave në afërsi të fshatit Balldre të Lezhës shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve.Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku viktima ka qenë 34-vjeçari Kujtim Luzi, i cili ndodhej si pasagjer në makinën tip "Benz" me targë TR 3220 G, drejtuar nga i vëllai. Dy mjetet po udhëtonin në drejtime të kundërta dhe përplasja ballore e tyre ka qenë tepër e fortë. Megjithë transportimin e shpejtë të të lënduarve në spital, për Luzin ka qenë e kotë ndihma mjekësore, pasi sipas mjekëve kishte ndërruar jetë. Katër të plagosurit e tjerë, udhëtarë në dy makina janë dërguar në spitalin e Lezhës, por pa rrezik për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke kryer ekspertimet mbi aksidentin, ndërsa shoqëroi në komisariat 2 drejtuesit e mjeteve.