Edhe 1 vit shkollë më shumë për 14 mijë nxënës
Rreth 14 mijë nxënës do të mbahen me detyrim edhe për një vit tjetër në shkollë.
zirina llambro
Është pikërisht kontingjenti që pasi mbaron tetëvjeçaren e braktis atë. Me aplikimin e sistemit të ri arsimor këta nxënës do të kushtëzohen për të marrë më shumë dije. “Janë rreth 54 mijë nxënës që do të kalojnë nga klasa e tetë në të nëntën. Po t’i referohesh statistikave, çdo vit nga 40 mijë nxënës që përfundojnë tetëvjeçaren 18% e tyre nuk kalojnë në gjimnaz. Pra, e braktisin shkollën. Me sistemin e ri ata detyrohen që të qëndrojnë edhe për një vit në bankat e saj”, sqarojnë specialistët e Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre, duke ditur që kontingjenti që braktis shkollën është më i rrezikuari për t’u shfrytëzuar e trafikuar është bërë një hap përpara për t’i parandaluar këto fenomene. Ndërkaq, me tjetërsimin e viteve të studimit këtë shtator nuk do të ketë më vite të para. Prandaj gjimnazistët mbetës do të mbeten një vit pushim. Më pas, do të hidhen në vit të dytë. Deri një vit më parë ata që mbeteshin në klasë rrinin sërish në vit të parë ndërsa bashkëmoshatarët hidheshin në vitin e dytë. Mbetësit e viteve të para të gjimnazeve dhe profesionaleve do të japin provimet e mbetura vitin e ardhshëm. Ata duhet të mësojnë në mënyrë autodidakte, pasi nuk mund të përsërisin vitin. Gjimnazistët që rrezikojnë vitin nuk e kanë pritur aspak mirë këtë ndryshim. Për ta një vit shkëputje totale nga shkolla nuk është pak. Sa i përket teksteve shkollore për klasën e nëntë ato nuk do të kenë ngjashmëri me tekstet e gjimnazit dhe as përsëritje e klasës së tetë. Librat e klasës së 9-të, janë vazhdimësi njohurish, por të një niveli më të vështirë. Gjuha shqipe është një nga librat që do të mësojnë në shtator nxënësit e klasës së nëntë. Një program tërësisht i ri, në një tekst të vetëm jepen njohuritë e gjuhës amtare dhe letërsisë. Nga sa bëhet me dije, 46 tekste alternative janë miratuar nga Ministria e Arsimit për klasën e nëntë. Këta tituj janë shpërndarë në çdo shkollë të vendit. Grupet e mësuesve do të vendosin se cilin prej librave do të zgjedhin për nxënësit e tyre. Pas këtij procesi që duhet të mbyllet në fund të qershorit, shtëpitë botuese nisin shtypjen e teksteve sipas kërkesave të shkollave. Më 31 gusht, librat duhet të jenë në pikat e shitjes që përcakton Ministria e Arsimit. Vetëm pas shtatorit, nxënësit do të njihen me librat dhe sistemin e ri 9-vjeçar.
Korrigjimi, mësues të ndryshëm për çdo qytet
Rreth 250 mësuesit që do të bëhen pjesë e procesit të korrigjimit të provimeve të maturës do të shpërndahen në 4 qendrat, ku do të kryhet vlerësimi. Për të evituar çdo njohje të mundshme me nxënësit është vendosur si kusht që grupet përkatëse të mos kenë dhënë mësim në rrethin ku po korrigjohen testet. “Pra, nëse po korrigjohen testet e Tiranës, mësuesit që do të rekrutohen për vlerësimin do të jenë të një qyteti tjetër. E njëjta gjë për të gjithë rrethet e vendit”, sqaron MASH. Sipas këtij dikasteri, këtë vit nuk do të ketë lexues optik për të vlerësuar testet. Gjithçka do të kryhet në mënyrë manuale. Eshtë kjo arsyeja që korrigjimi nuk do të qendërzohet vetëm në Tiranë. Veç shkollës “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet, provimet do të vlerësohen edhe në Fier, Elbasan, Shkodër. Mënyra se si do të përzgjidhen testet për t’u vlerësuar do të jetë e rastësishme dhe me short dhe do të vendoset nga AVA. Por veç transferimit të mësuesve edhe testet e rretheve ku do të instalohen qendrat do dërgohen tek qendrat paralele. AVA do të bëjë intervistimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të vlerësuesve për secilin provim dhe më pas do t’i trajnojë vlerësuesit, për një korrigjim korrekt e standard të testeve. Në mbarim të trajnimit vlerësuesit do të certifikohen.