PD dhe qeveria bojkoton debatin për KSHC
Maxhoranca ka bojkotuar në bllok debatin për raportin e Komisionit të Shërbimit Civil në Kuvend.
Asnjë ministër, asnjë deputet i së djathtët, përveç demokratit Pal Dajçi, nuk kanë pranuar që të jenë prezent në debatin e nisur. Ndërsa Topalli vetë ka preferuar t’ia lërë drejtimin e seancës zëvendësit të saj, Beja. Socialistët kanë cilësuar se janë kryer emërime politike në administratën e lartë. Deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaroi se, “ajo çfarë ka ndodhur me administratën e lartë, është më keq se një Gërdec”. Balla paraqiti dhe një listë me dokumente, ku kërkohet shkarkimi i punonjësve në dogana e tatime, me pretekstin se “kanë marrë pjesë në fushata elektorale, duke i zëvendësuar me militantë të PD-së”. Balla paraqiti shkresa edhe me firmën e vulën e PD-së, të degëve në rrethe ku kërkohet emërimi i simpatizantëve në administratën e lartë të PD-së. Deputetët e opozitës denoncuan mungesën e maxhorancës në këtë debat publik. Deputeti socialist Xhafaj kërkoi që të saktësohej se, “ato institucione që nuk zbatojnë vendimet e Komisionit të Shërbimit Civil, duhet të ndiqen penalisht”. I gjendur përballë këtyre akuzave, demokrati Pal Dajçi ka qenë i detyruar të pranojë se janë bërë emërime politike në administratë dhe kjo ka ardhur si pasojë e presioneve që kanë bërë militantët. “Por ju mos harroni se edhe ata që janë larguar nga administrata sot i gjeni në panelat e fondacionit ‘Qemal Stafa’ të PS-së”, theksoi Dajçi. Sipas tij, Komisioni i Shërbimit Civil për shkak të problemeve të brendshme nuk ka funksionuar ashtu si duhet.