Zheji: Gjata na premtoi shqyrtimin
Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës dorëzoi dje kërkesën zyrtare për referendum në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetari i këtij komiteti, Artur Zheji, nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, presidenti i PAD-së, Neritan Ceka i paraqitën kryetarit të KQZ-së, Çlirim Gjata, kërkesën me firmat e hedhura për mbajtjen e referendumit. Pas aktit të dorëzimit të kërkesës, kryetari i këtij komiteti, Artur Zheji ishte i kënaqur me pritjen dhe premtimin e kryetarit të institucionit qendror të zgjedhjeve se kërkesa do shqyrtohet në kohën më të shpejtë, javën e ardhshme. Menjëherë pas dorëzimit, KQZ, përmes zëdhënësit të saj, njoftoi se kërkesa e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, do të shqyrtohet më 5 qershor. Pritet që menjëherë pas vendimit të KQZ-së, ky institucion të pajisë me formularë Komitetin për të nisur nga mbledhja e firmave nga qytetarët, të cilët duhet të jenë minimalisht 50 mijë, për zhvillimin e referendumit.
Firmosjet
Domethënëse ishte firmosja e kërkesës dy ditë më parë nga dy ish- presidentë, Rexhep Meidani, i cili dekretoi Kushtetutën e vitit 1998, pas referendumit popullor dhe Alfred Moisiu. Listës së firmëtarëve, në kërkesën që Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka gati për ta depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i është bashkuar edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Ilir Meta, Neritan Ceka, Paskal Milo, Dashamir Shehi, Engjëll Bejtaj, Petro Koçi, Taulant Dedja, Artur Zheji, Andrea Stefani dhe Erisa Spiropali, etj., janë disa nga emrat që kanë firmosur dje. Në kërkesën e tij, Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës shprehet se: “Objekti i referendumit do të jetë shfuqizimi i një pjese të ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar dhe pikërisht nenet 5, 7 dhe 8 të këtij ligji. Pjesa tjetër e ligjit është e vetëmjaftueshme, pasi ajo nuk ka asnjë lidhje me dispozitat që kërkojmë të shfuqizojmë, kërkesë, e cila vjen në përputhje me nenin 126, pika 3 e Kodit Zgjedhor”, citohet në kërkesën e përgatitur. Në argumentin e tij, Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe firmëtarët e kërkesës argumentojnë se përse dispozita të këtij ligji duhet të shfuqizohen. Sipas tyre, rreziku më i madh është prishja e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.