Rama të rinjve: Berisha na kopjoi “Dialogun me Shqipërinë”
“Kryeministri i vendit na kopjoi dialogun tonë, duke bërë një tur në Shqipëri, pas ftesës për në NATO”.
Kreu socialist ka mbyllur dje në Tiranë dialogun me të rinjtë në një nga parqet e kryeqytetit. Me qindra të rinj u mblodhën në parkun “Rinia”, ku Rama zhvilloi një bashkëbisedim me ta. Duke folur për rëndësinë e hyrjes së vendit në NATO, Rama tha se, misioni i kryeministrit Berisha ka mbaruar. “Të rinjve nuk u mjafton vetëm ftesa për në NATO. “Kjo është edhe arsyeja që tregon qartë, shkoqur, kthjellët, se misioni i tij ka mbaruar, se rruga e tij ka mbaruar, se gjithçka ai mund ta bënte ka mbaruar, e vetmja gjë që mbetet për të bërë, është të bëjë sa më pak dëm. E vetmja gjë që mund t’i kërkojmë, të mundohet të bëjë sa më pak dëm”, u shpreh Rama. Kreu socialist kërkoi angazhim më të madh të të rinjve në politikën e re që PS po aplikon. Sipas tij, politika e vjetër shqiptare ka arritur të realizojë ndarjen e shqiptarëve në kampe politike. “Ajo ç’ka kanë bërë, ç’kanë ditur të bëjnë më mirë, ka qenë të na ndajnë, ka qenë të na tregojnë pse ne nuk mund të jemi bashkë, ka qenë të na thonë, sepse ne duhet të jemi patjetër ata dhe ne. Ka qenë të na bindin se e vetmja rrugë, e vetmja mënyrë për të bërë politikë, për t’u marrë me politikë, për të mbijetuar me politikë, është konflikti, sherri, është dasia, aftësia për të thënë fjalën e fundit të parën, është mungesa e qetësisë, mungesa e urtësisë, mungesa e modestisë. Është gjithçka që ne nuk duam t’ua mësojmë fëmijëve tanë”, shtoi Rama. Kreu socialist e konsideroi sistemin e sotëm universitar si fabrikë diplomash. “Në dyert e shqyera të universiteteve, të Sali Berishës, hyjnë dhjetëra mijëra njerëz, në një moshë kur janë ëndrrat ato që çojnë përpara dhe gjithçka tjetër mbetet për t’u mësuar. Por dalin çdo vit mijëra e mijëra të tjerë, të cilët nuk shkojnë në një vend pune, për të vënë në jetë dijet e tyre, por futen në radhët kilometrike të të papunëve”, u shpreh Rama. a.l.