E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, vdes kalimtari

Viktima është shtetasi Haqif Han Gjokola, banues në Tiranë. Pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë në spital, por rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar ka ndërruar jetë.

Policia arrestoi dy shtetas në flagrancë, pasi automjetet e tyre janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e Gjokolës, i cili ishte kalimtar i rastit. Në pranga ranë Alban Dallashi, 31-vjeç si dhe Klajd Kokona, 23-vjeç.  Këta dy shtetas teksa udhëtonin me automjetet e tyre janë përplasur fort me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e kalimtarit. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-31 11:20
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›