Edhe Afganistani me medalje, Shqiperia jo

TAEKWONDO- Afganistani fitoi medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike falë Rohullah Nikpai, atletit që praktikon artet marciale që nfa mosha 10 vjec. Afgani mundi lehtësisht kampionin në fuqi të botës, Juan Antonio Ramos, duke fituar medaljen e bronzit në peshën 58 kg. Nikpai do të arkëtoi 50 mijë dollarë të premtuara nga një kompani telefonike afgane.
CEKIC- Bjellorusja Aksan Miankova fitoi medaljen e artë në hedhjen e cekicit në Lojërat Olimpike të Pekinit. Në stadiumin kombëtar të kryeqytetit kinez bjellorusja e hodhi cekicin në 76.34 metra, duke vendosur kështu një rekord të ri të ri olimpik në këtë disiplinë. Kubanezja Ypsi Moreni fitoi medaljen e argjendt, ndërsa kinezja Zhang Wenxiu Caw.
BASKETBOLL – Lituania eliminoi padronët e shtëpisë, Kinën në turneun e basketbollit të meshkujve. Yao Ming me shokë u mposhtën nga lituanezët me rezultatin 94-68. Kulla e Houston Rokets shënoi vetëm 19 pikë, ndërkohë që realizuesi më i mirë te lituanezët ishte Sarunas Jasikevicius me 23 pikë. Në gjysmëfinale Lituania do të përballet me Spanjën, që nga ana e saj fitoi kundër Kroacisë 72-59.
MUNDJE E LIRË – Rusi Buvaysa Saytiev fitoi medaljen e artë në mundjen e lirë në peshën 74 kg, duke mundur në finale uzbeksitanezin Soslan Tigiev me pikë 3-1. Për mundësin rus bëhet fjalë për medaljen e tretë të artë olimpike pas atyre në "Atlanta 1996" dhe "Athinë 2004". Dy medaljet e bronzit u fituan nga bjellorusi Murad Gaidarov dhe bullgari Kiril Terziev.
VELA - Sportisti nga Zelanda e Re, Tom Ashley fitoi medaljen e artë në garën me vela, kategoria "RS:X" për meshkuj. Argjendi shkoi për francezin Julien Bontemps, ndërsa bronzi për izraelitin Shahar Zubari.
NOT I SINKONIZUAR – Dy ruset, Anastasia Davydova dhe Anastasia Ermakova, fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike në notimin e lirë dysh të sinkronizuar. Kampionet e "Athina 2004" grumbulluan në "Pekin 2008" 99.251 pikë, duke marrë nga juria notën 10 për ekzekutimin teknik. Argjendi shkoi për spanjollet Gemma Mengual e Andrea Fuentes me 98,334 pikë. Bronzin e morrën japonezet Saho Harada e Emiko Suzuki (97,167).
VATERPOL –Mali i Zi arriti një fitore historike kundër Kroacisë në finalet e vaterpolit për meshkuj. Malazezët fituan derbin e Ballkanit me rezultatin 7-6, duke zënë nëj vend në gjysmëfinale ku do të përballen me Hungarinë. Serbia nga ana e saj mundi Spanjën 9-5 dhe në gjysmëfinale do të përballet me Shtetet e Bashkuara.
HENDBOLL – Kroacia arriti në gjysmëfinalen e hendbollit për meshkuj pasi mundi në cerekfinale Danimarkën 26-22. Përfaqësuesja kroate do të përballet me kombëtaren franceze në gjysmëfinale. Në katër më të mirat bën pjesë edhe Islanda, që do të përballet në gjysmëfinalen e dytë me fituesen e sfidës midis Koresë së Jugut e Spanjës.