E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiada, dopingu në minimumin historik

Rastet e dopingut në Olimpiadën e Pekinit janë në minimunin historik. Një rezultat që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia dedikon programit të ri antidoping, që parashikonte 4500 teste për edicionin e 29-të Lojërave. Zëdhënësja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhizel Dejvis, pohoi se deri tani janë kryer 4133 kontrolle dhe deri në fund të Lojërave do të kryen 4500. Në "Athinë 2004" u kryen 3290 teste në total. Gjatë Lojërave Olimpike kanë rezultuar me doping atletja greke e 400 metrave me pengesa, Fani Halkia, qitësi koreanoverior Kim Hong Su, ciklisti spanjoll Isabel Moreno, gjimnastja vietnameze Thi Ngan Thuong Do e së fundi ukrainasja e shtatëgarëshit Ludmilla Blonska. Para fillimit të Lojërave Olimpike 39 atletë kishin dalë pozitivës. Dejvis pohoi se për momentin nuk e dinte nëse të gjitha testet antidoping të garës së 100 metrave, të dominuara nga Usain Bolt, kishin dalë negativë.
Ukrainasja me doping, i hiqet medalja
Rast i ri dopingu në Lojërat Olimpike të Pekinit. Ukrainasja Ludmilla Blonska, fituese e medaljes së argjendtë në shtatëgarësh rezultoi pozitive me një steroid anabololizant. Komisioni ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i hoqi medaljen dhe lejën e kalimit për në fshatin olimpik. Podiumi i medaljeve u rikompozua: argjendi i kaloi amerikanes Hyleas Foutain, bronzi shkoi për rusen Tatiana Chernova. Medalja e artë ishte fituar nga ukraianasja Natalia Dobrysnka. Ky është rasti i shtatë me doping në Lojërat Olimpike të Pekinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›