E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Britania me reduktime në ushtri

Ministria e Mbrojtjes në Britani do të njoftojë më vonë planet e saj për një rreth të dytë reduktimesh në radhët e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Ulja e vendeve të punës do të bëhet në bazë të disa planeve shkurtimi, të njoftuara më parë në kuadër të rishikimit që qeveria i bëri planit të mbrojtjes.

Ushtria pritet të njoftojë reduktime që arrijnë në 3 mijë njësi, forcat ajrore në 1 mijë dhe marina mbretërore në 500 njësi.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se iu desh të merrte vendime të vështira, për t’u përballur me “gropën e zezë” në buxhetin e saj.

Në kuadër të afateve të Programit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Strategjike, marina dhe aviacioni ushtarak do të shkurtojnë 5 mijë vende pune, secila brenda vitit 2015.

Në kuadër të shkurtimeve të qeverisë, ushtrisë i duhet të reduktojë trupat e saj luftarake nga 100 mijë në 82 mijë brenda vitit 2020. Shkurtimi aktual pritet të prekë kategori nga ushtarët privatë, deri tek brigadierët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›