E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Tola, i 72-ti në slalomin gjigant

Vankuver 2010

Erjon Tola ka zhgënjyer në debutimin e tij, në edicionin XXI të Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë. Skiatori shqiptar, i cili ka konkurruar në kategorinë e skive alpine, është renditur vetëm në vendin e 72-të në slalomit gjigant. Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 shkurt, por organizatorët e turneut e shtynë aktivitetin për shkak të reshjeve të shumta në malin Uistler. Tola e nisi garën i 90-ti mes 103 sportistëve pjesëmarrës dhe në finish diferenca e tij me fituesin, zviceranin Karlo Janka, ishte 10.3 sekonda. Vetëm 11 skiatorë nuk arritën ta përfundonin garën, ndërsa 13 vendet e para i ndante më pak se një sekondë diferencë. Tola, i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Vankuver 2010, do të konkurrojë sërish më 27 shkurt, në garën e slalomit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›