Rehn Bashkimi i Greqise me Eurozonen nje gabim
Bashkimi i Greqisë në vendet e monedhës euro ka qenë një gabim i madh. Kështu ka deklaruar komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare në Bashkimin Europian Olli Ren. Në një kanal televiziv finlandez Rehn ka thënë se “hyrja e Greqisë në Eurozonë ishte një gabim i madh”. "Unë nuk do përmend emra dhe nuk do kritikoj askënd, por fakti që Greqia mundi të bashkohet me eurozonën në vitin 2001, ishte ndoshta që atëherë, një gabim i madh," është shprehur komisioneri.
Rehn ka thënë gjithashtu se eurozona duhet të forcohet përpara se të zgjerohet, për të shmangur krizat e ardhshme financiare. "Aftësia e zonës euro për të vepruar duhet të përmirësohet në masë të madhe para se ajo të mund të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme," ka shtuar ai.
Përsa i përket situatës spanjolle komisoneri i BE-së ka shprehur optimizmin e vet mbi vendosmërinë e shfaqur nga Spanja për daljen nga kriza. Vendi po aplikon reforma ekonomike thelbësore që mund të krijojnë një model të rritjes më të qëndrueshme përves se krijimit të vendeve të punës. Këto reforma sipas Rehn, duhet gradualisht të fuqizojë besimin e tregjeve në ekonominë spanjolle dhe të përmirësojë perspektivat e qytetarëve.
Ndër të tjera, Komisioneri Europian ka ka sqaruar se Lituania, Letonia dhe Polonia janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Monetar, por duket se 3 vendet do të qëndrojnë për një kohë të mjaftueshme në listën e pritjes.