E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat greke perballe se vertetes

Aksionerët e bankave greke po përballen me presionin në rritje të qeverisë për të rikapitalizuar bankat në mënyrë që qeveria të mos përdorë paratë e taksapaguesve. Kryeministri teknokrat, Lukas Papadhimos ka kërkuar që të shtyhet deri në  20 prill paraqitja e detajeve të mbështetjes financiare nga qeveria, një ofertë në tentativë të dëshpëruar për të mbajtur bankat në duart e privatëve. Por në varësi të detajeve do të përcaktohet edhe qëndrimi i aksionerëve të bankave.

Nëse ata do të refuzojnë ofertën qeveritare atëherë shteti grek do të detyrohet t’i shtetëzojë bankat. Në skenarin më të keq, Greqisë do t’i nevojiten 50 miliardë euro ose 25% e prodhimit të brendshëm bruto për të rikapitalizuar bankat. Kjo sasi likuiditeti është e nevojshme për të mbuluar humbjet e marrëveshjes së shkëmbimit të borxhit që shmangu falimentin e pakontrolluar të Greqisë dhe dëmtoi investitorët më të mëdhenj në bonot greke që ishin bankat vendase.

Sipas zyrtarëve ka gjasa që qeveria të kërkojë të paktë 10% të kapitalit të burojë nga aksionerët e bankave që mund të kryhet nga shitja e aksioneve. Por nëse investitorët do pranojnë ofertën ajo do varet nga kushtet e marrëveshjes, ndërsa nëse do refuzojnë do përballen me shuarjen totale të pasurisë personale të investuar në banka. Marrëveshja e shkëmbimit të borxhit imponoi humbjen reale në 74% të investimeve. Kjo fshiu nga sistemi bankar 22 miliardë euro, kur totali i kapitalit bazë të bankave greke ishte sipas fondit monetar ndërkombëtar 23.8 miliardë euro. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›