E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook do te kuotohet nga Nasdaq

Rrjeti më i madh social Facebook shumë shpejt do të kuotohet në bursën e Nasdaq në indeksin e 100 kompanive më të mëdha jo financiare të kuotuara. Sipas NYT në muajin maj me simbolin e FB, ky rrjet do të hyjë në tregun e titujve hi tech, i konsideruar si një nga operacionet më të mëdha aksionere në historinë amerikane. Deri tani gjigandët e teknologjisë kanë preferuar t’i drejtohen Nasdaq, por zgjedhja e facebook prej saj është konsideruar si një operacion i shkëlqyer. Ndërsa është duke pritur ofertën publike të blerjes, facebook po zgjidh disa probleme ligjore me motorrin e kërkimitYahoo. Gjithashtu rrejti më i famshëm social ka pezulluar shkëmbimet tregtare sekondare deri në pritje të futjes në bursën e Nasdaq. Në shkëmbimet e fundit të facebook në këtë treg 150 mijë aksione janë shkëmbyer me një cmim prej 44,1 dollarë me një vlerësim indirekt në 103 miliardë dollarë. Sipas Autoritetit të mbikqyrjes së tregjeve financiare facebook parashikon të fitojë 5 miliardë dollarë, ndërkohë që analistët mendojnë se shifra mund të shkojë deri në 10 miliardë. Kështu rrjeti social i krijuar nga i riu Zuckerberg i ka tejkaluar parametrat e kërkuara nga ligji amerikan mbi bazën e të cilit një shoqëri që të kuotohet në bursë duhet detyrimisht të arrijë 500 aksionerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›