E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Holanda në Euro 2012

Kombëtarja e Holandës ka mposhtur Finlandën me rezultat prej 2-0 për të siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.

Një gol i shënuar nga Kevin Strootman në gjysmën e parë (29’) dhe realizimi i Luuk de Jong në minutat shtesë në fund të takimit, bëri që Holanda të fitojë tre pikë të reja.

Njeriu tragjik i mbrëmjes ishte Perparim Hetemaj, i cili u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’), ndërsa gjatë kohës sa luajti ishte rreziku kryesor i Finlandës.

Pas kësaj fitoreje, Holanda grumbullon 24 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›