E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati Evropian,kualifikohet edhe Italia

Kombëtarja italiane është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian, dy ndeshje pa përfunduar eliminatoret. Italianët kanë mposhtur minimalisht 1-0 Slloveninë por mjaftueshëm për të siguruar edhe zyrtarisht një biletë për evropianin që zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
 

Ndeshja u zhvillua në Firencë, ndërsa skuadra e Prandellit ka dominuar plotësisht gjatë gjithë ndeshjes, por goli realizohet në minutat e vona, konkretisht në atë të 85-të nga sulmuesi i Interit Pazzini. Italia pas 8 ndeshjeve të zhvilluara, ka 22 pikë dhe kualifikohet si kryesuese e grupit C.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›