E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon blerës për brazilianin Kaka

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur ta shesë Kakan në fund të sezonit, shkruajnë mediat spanjolle. Sipas burimeve në Spanjë, Perez tashmë është pajtuar me trajnerin Zhoze Murinjo për ta shndërruar në para brazilianin gjatë verës. Rikthimi i Kaka nga lëndimi nuk është parë si ndonjë shtytje në fushë për Realin, pasi mbretërit tashmë kanë një mesfushë të ngjeshur me lojtarë si Kristiano Ronaldo, Mesut Ozil e Angel Di Maria, të cilët janë shumë më në formë se braziliani. Çelsi, Mançester Siti, Milani dhe Interi, që të gjithë janë në kërkim të Kaka-s dhe do të bëjnë oferta nëse Reali vendos ta largojë lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›