E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner, pole në Aragon

Australiani i Hondas, Kejsi Stoner, ka regjistruar dje në cirkuitin e Aragonit për Çmimin e Madh të Spanjës, kohën më të shpejtë nga të gjithë pilotët e tjerë, duke fituar kështu vendin e parë në start për garën e sotme. Stoner ka bërë një xhiro në limitet e perfeksionit, duke regjistruar kohën 01:48:451, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Daniel Pedrosan me kohën 01:48:747. I katërti rivali i tij në këtë botëror dhe kampioni në fuqi, Horge Lorenzo që arriti kohën 01:49:270. Keq Valentino Rosi, që e mbyll me kohën 1:49:960, e cila përkon me vendin e 13-të. “Deri më tani ka qenë një fundjavë e bukur”. Kejzi Stonerit i shkëlqen fytyra për pole-position e fituar, ndonëse në fund përfundoi jashtë piste në tentativë për ta përmiqësuar edhe më kohën e tij. “Mu desh ta përkulja më shumë motorin dhe përfundova jashtë. Në atë sektor të pistës nuk mund të bëje më mirë.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›