E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debutim i pafat

Beg Feratit nuk i ka zgjatur shumë gëzimi, pas debutimit në Bundesligë me skuadrën e Fraiburgut. Mbrojtësi kosovar vetëm pas 27 minutave është detyruar të dalë nga fusha, pasi lëndoi gjurin e djathtë pas një dyluftimi me sulmuesin e Stuttgartit, Cacau. Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 13:14

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Bundesligë, më në fund Beg Feratit i ka ardhur radha të debutojë me skuadrën e re Freiburg në elitën e futbollit gjerman. Por, gëzimi i mbrojtësit kosovar ishte shumë i shkurtër.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte i pafat në debutimin e tij për Freiburgun, i cili në shtëpi pësoi humbjen e radhës nga Stuttgartit 1:2 . Vetëm pas 27 minutave lojë, Ferati është detyruar të dalë nga fusha ,pasi lëndoi gjurin e djathtë pas një dyluftimi me sulmuesin kundërshtar Cacau.

Sipas medieve gjermane, diagnozat e para pas dëmtimit të gjurit të djathtë tregojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë. Megjithëkëtë 24 vjeçari pritet t’i mungojë Freiburgut në ndeshjen e radhës kundër Schalke 04.

Ferati gjatë kësaj vere ishte transferuar nga kampioni i Zvicrës, Basel, te skuadra nga Bundesliga. Mirëpo Ferati te skuadra e re u la në bankinë nga trajneri Marcus Sorg, i cili preferoi disa mbrojtës të tjerë para kosovarit.

Skuadra e mbrojtësit kosovar nuk e ka nisur mirë sezonin në Bundesliga. Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman, Freiburgu zë vendin e 15’të në renditjen tabelore me vetëm katër pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›